Uncategorized
Aksident në Unazën e Lushnjes, motoristi dërgohet në spital
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Unazën e Lushnjes, ku janë përplasur një mjet tip Volkswagen dhe një motor. Për pasojë, është lënduar drejtuesi i motorit, i cili u transportua me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku po merr ndihmën e parë nga stafi mjekësor.
Sipas informacionit paraprak të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të prerjes së rrugës nga drejtuesi i automjetit. Në mjet ndodheshin gjashtë pasagjerë, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Autoritetet apelojnë për rritjen e kujdesit dhe respektimin e rregullave të qarkullimit, për të shmangur incidente të ngjashme.




