AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ndahet nga jeta ish-prefekti i Qarkut Fier, Baki Bala

Është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë dhe të rrallë ish-Prefekti i Qarkut Fier, Baki Bala. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familja e tij.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në një njoftim prekës, bashkëshortja e tij shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e parakohshme të bashkëshortit dhe babait të tre vajzave të tyre, duke theksuar forcën, dinjitetin dhe shpresën me të cilën ai u përball me sëmundjen.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Baki Bala do të kujtohet gjithmonë si një njeri fisnik, i buzëqeshur, optimist dhe luftëtar i palodhur, i cili la gjurmë të paharrueshme te të afërmit, miqtë dhe bashkëpunëtorët.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Detajet për ceremoninë mortore pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim.

Reklama në FieriWeb

Fieri Web i shpreh Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan.

Related Articles

Back to top button