AKTUALITETSTAR CHANNEL

Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji i kërkon dorëheqjen Flamur Nokës

Tensione dhe debate të ashpra janë shënuar në mbledhjen me dyer të mbylluara të Kryesisë së Partisë Demokratike. Burime brenda selisë blu bëjnë me dije se deputeti Ervin Salianji i është drejtuar Flamur Nokës me thirrjen e drejtpërdrejtë: “Jep dorëheqjen, Flamur!”, duke shkaktuar një përplasje të fortë mes tyre.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas të njëjtave burime, debati është zhvilluar me tone të larta dhe është shoqëruar me akuza të ndërsjella, çka pasqyron përçarjet dhe pakënaqësitë e akumuluara brenda strukturave drejtuese të Partisë Demokratike.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Mbledhja ka vijuar në një klimë të tensionuar, ndërsa deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim apo qëndrim zyrtar nga drejtuesit e PD-së lidhur me përmbajtjen e diskutimeve apo zhvillimet e brendshme të kësaj mbledhjeje.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button