KRONIKËSTAR CHANNEL

Humb jetën teksa punonte tokat me mjet bujqësor në rreth Libofshe, Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të Dielë në Rreth Libofshe, ku një shtetas ka humbur jetën teksa po punonte tokat me një mjet bujqësor.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht gjatë procesit të punës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve paraprake

Fier/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në datë 14.12.2025, në fshatin Libofshë, shtetasi Xh. P., 62 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, dyshohet se mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin Xh. P., i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button