KRONIKËSTAR CHANNEL
Identifikohet viktima e ngjarjes së rëndë në Llogara, zbardhet biseda e fundit e ish-policit
Është zbardhur biseda e fundit e ish-policit Artjol Xhelo, 27 vjeç, i cili u gjet i pajetë këtë të hënë brenda automjetit të tij në qafën e Llogarasë.
“Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më sot në shtëpi”, mësohet se kanë qenë fjalët e fundit që ai u ka thënë familjarëve, pak para ngjarjes tragjike.
Sipas informacioneve paraprake, 27-vjeçari kishte dhënë dorëheqjen nga Policia e Shtetit gjatë vitit 2023. Familjarët kanë deklaruar se ai po përjetonte gjendje të rënduar psikologjike dhe ishte i shqetësuar për situatën e tij të punësimit.
Autoritetet dyshojnë se ai i ka dhënë fund jetës, ndërsa automjeti ku ndodhej është shkatërruar plotësisht nga flakët.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.




