AKTUALITETSTAR CHANNEL

Bankers Petroleum: Doganat bllokojnë në mënyrë arbitrare aktivitetin në Patos-Marinëz, rrezikohen mijëra vende pune

Bankers Petroleum Albania ka reaguar përmes një deklarate për media, duke akuzuar Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për bllokim arbitrar të aktivitetit prodhues dhe financiar në impiantin e nxjerrjes së naftës në Patos-Marinëz.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas kompanisë, bllokimi është kryer me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe në tejkalim të procedurave ligjore, në kundërshtim me vendime gjyqësore ende në fuqi dhe me Ligjin për Akcizat. BPAL thekson se shkak i këtij vendimi është pretendimi për mos-pagesë të akcizës mbi holluesin e naftës, një produkt që, sipas saj, nuk i nënshtrohet akcizës pasi nuk konsumohet në territorin shqiptar dhe përdoret vetëm për procesin e nxjerrjes së naftës së rëndë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kompania njofton se bllokimi ka sjellë ndalimin e menjëhershëm të operacioneve të nxjerrjes, duke krijuar rrezik serioz për funksionimin e fushës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, si dhe për sigurinë e banorëve dhe mjedisin.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në deklaratë citohet edhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), e cila ka paralajmëruar se procesi i nxjerrjes së naftës duhet të zhvillohet pa ndërprerje 24/7, pasi ndalimi i prodhimit mund të shkaktojë ngurtësimin e naftës në tubacione dhe depozita, duke sjellë dëmtime të pakthyeshme të vendburimit.

Reklama në FieriWeb

BPAL thekson se nga ky bllokim rrezikojnë të mbeten pa punë rreth 420 punonjës të kompanisë dhe mbi 5.000 punonjës të kompanive nënkontraktore, përfshirë edhe rreth 1.300 punonjës të Albpetrol sh.a. Po ashtu, në rrezik janë mbi 1.000 puse nafte, tubacione, depozita dhe impiante përpunimi, investime që janë në pronësi të shtetit shqiptar.

Kompania bën me dije se çështja e akcizës për holluesin është aktualisht në proces gjyqësor dhe nuk ka ende një vendim të formës së prerë, ndërsa Dogana ka vendosur një detyrim të pretenduar prej rreth 3 miliardë lekësh, si dhe një gjobë trefish të këtij detyrimi.

Bankers Petroleum njofton gjithashtu se ka aktivizuar klauzolën e Forcës Madhore për shkak të “veprimeve qeveritare” dhe ka depozituar një kallëzim penal pranë SPAK ndaj funksionarëve përgjegjës, duke u bërë thirrje institucioneve shtetërore që të presin vendimet e gjykatave dhe të shmangin veprime që, sipas saj, sjellin dëme të pakthyeshme për ekonominë dhe interesin publik.

Related Articles

Back to top button