KRONIKËSTAR CHANNEL

Automjet i djegur në Qafën e Llogarasë, brenda trup i pajetë i 27-vjeçarit nga Berati

Vlorë – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku rreth orës 14:00 Policia është njoftuar për një automjet që po digjej.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat konstatuan se një automjet tip BMW, me targa AA 169 YX, ishte djegur plotësisht. Gjatë këqyrjes së mjetit, në sediljen e drejtuesit u gjet trupi i pajetë i një personi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga verifikimet rezulton se automjeti është në pronësi të shtetasit Artjon Isa Xhelo, 27 vjeç, lindur dhe banues në Berat. Sipas deklarimeve të familjarëve, ai kishte dalë nga banesa rreth orës 11:00 me këtë automjet, pa bërë me dije destinacionin, dhe nuk ishte kthyer më.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nga këqyrja paraprake e automjetit dhe e trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të jashtëm, përveç atyre të shkaktuara nga zjarri. Familjarët kanë bërë me dije se 27-vjeçari vuante prej rreth tre vitesh nga ankthi dhe depresioni, për të cilat ishte në trajtim mjekësor.

Reklama në FieriWeb

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë, ndërsa për identifikimin përfundimtar pritet përgjigjja e analizave biologjike (ADN).

Nën drejtimin e Prokurorisë është ngritur grupi hetimor dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes. Paraprakisht, Policia dyshon se bëhet fjalë për një rast vetëvrasjeje.

Related Articles

Back to top button