AKTUALITETSTAR CHANNEL

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka paraqitur Kuvendit të Republikës së Shqipërisë kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së zëvendëskryeministres, njëkohësisht deputete dhe ministre, Belinda Balluku.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Kërkesa është depozituar në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025 dhe mbështetet në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas SPAK, Belinda Balluku është marrë në cilësinë e të pandehurit, pasi akuzohet për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal. Akuza lidhet me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Po ashtu, SPAK bën me dije se Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim edhe për dyshimin e kryerjes së së njëjtës vepër penale në shtatë procedura të tjera prokurimi publik, që kanë të bëjnë me projekte të mëdha infrastrukturore, konkretisht:

Reklama në FieriWeb
  1. “Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja–Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
  2. “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja–Bulevardi i Ri, Loti 2”;
  3. “Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja–Bulevardi i Ri–Shkozë, urat mbi lumin Tirana”;
  4. “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;
  5. “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
  6. “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;
  7. “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Kërkesa e SPAK ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për vijimin e procedimeve të mëtejshme ligjore ndaj zëvendëskryeministres.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Related Articles

Back to top button