KRONIKËSTAR CHANNEL
VIDEO EKSKLUZIVE/ Plagosja e TikTokerit ‘Gucci’ në Durrës, pamjet nga Fieri Web

Fieri Web ka siguruar pamjet e momentit kur Fabion Kuçi, i njohur në TikTok si ‘Gucci’, u plagos me armë pak ditë më parë në një lokal në Durrës.
Sipas pamjeve të siguruara, Kuçi ndodhej brenda lokalit kur autori hyri dhe i drejtoi armën. Në panik, ai tentoi të fshihej pas trupit të shokut të tij, por autori vijoi të afrohej dhe më pas Kuçi u mundua të mbrohej prapa banakut.
Ngjarja ka shkaktuar tmerr tek të pranishmit, ndërsa policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.




