POLITIKËSTAR CHANNEL

Debate tek “Etika” / PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD pas tensioneve në Kuvend, demokratët: Mbledhja duhet të jetë me dyer të hapura

Burime bëjnë me dije se mbledhja e Sekretariatit të Etikës po shoqërohet me debate të forta mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës, pas kërkesës së Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të Partisë Demokratike, në vijim të tensioneve të shënuara në Kuvend.

Demokratët kanë kundërshtuar zhvillimin e mbledhjes me dyer të mbyllura, duke kërkuar transparencë të plotë dhe publikimin e provave që, sipas tyre, justifikojnë një vendimmarrje të tillë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Do të duhet që mbledhja të jetë e hapur. Po kërkoni të përjashtoni 29 deputetë të opozitës pa të drejtë. Kërkoj që të na vini në dispozicion provat dhe që ato të jenë publike”, është shprehur deputeti demokrat Saimir Korreshi.

Sipas burimeve, debati mes palëve ka qenë i ashpër, ndërsa mbledhja vijon nën tension, me qëndrime të kundërta lidhur me procedurën dhe vendimin e pritshëm të Sekretariatit të Etikës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button