Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shkodër, dy të plagosur i nxjerrin forcat zjarrfikëse

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin Lezhë–Shkodër, në kryqëzimin e Gjadrit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanal.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 18:00, automjeti me drejtues shtetasin F. Z. është përplasur me një automjet tjetër, që drejtohej nga shtetasi E. S. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit F. Z., si dhe pasagjerja që udhëtonte me të, shtetasja M. D.
Për nxjerrjen e të plagosurve nga mjetet e aksidentuara kanë ndërhyrë edhe forcat zjarrfikëse. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.




