KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier | Arrestohet drejtuesi i automjetit pas aksidentit në aksin Fier–Berat
Drejtoria Vendore e Policisë Fier, në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e djeshme për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Fier–Berat”, bën me dije se Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar shtetasin J. Sh., 41 vjeç, banues në Berat.
Sipas policisë, 41-vjeçari drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe, si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, është përplasur me një mjet bujqësor, duke shkaktuar dëmtimin e drejtuesit të tij, shtetasit M. H., 50 vjeç.
I dëmtuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.




