KRONIKËSTAR CHANNEL
Mallakastër | Dëmtoi 3 automjete dhe kanosi policinë me thikë, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin R. T., 44 vjeç, banues në Mallakastër.
Sipas njoftimit zyrtar, 44-vjeçari dyshohet se ka dëmtuar me send të fortë tre automjete. Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ai ka kanosur punonjësit e Policisë me thikë. Nga verifikimet paraprake, shtetasi R. T. dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.




