AKTUALITETSTAR CHANNEL

Premierë e suksesshme e shfaqjes “Metoda Gronholm” në Teatrin “Bylis” të Fierit

FIER – Teatri “Bylis” i Fierit u kthye mbrëmjen e djeshme në qendër të vëmendjes kulturore, duke mirëpritur premierën e shfaqjes “Metoda Gronholm”, e cila u ndoq me interes të madh nga publiku dhe u shoqërua me duartrokitje të shumta. Vepra bashkëkohore solli në skenë, përmes humorit dhe satirës, realitete të njohura të botës moderne të punës dhe marrëdhënieve njerëzore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Metoda Gronholm” është një komedi satirike korporative që zhvillohet gjatë një procesi përzgjedhjeje për një pozicion të lartë drejtues në një kompani shumëkombëshe. Katër kandidatë ftohen në një intervistë të përbashkët dhe mbyllen në një dhomë mbledhjeje, ku përballen me një sërë testesh të pazakonta, lojërash psikologjike dhe sfidash provokuese, të njohura si Metoda Gronholm.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë zhvillimit të shfaqjes, detyrat që fillimisht duken të thjeshta, shndërrohen gradualisht në prova gjithnjë e më të vështira, duke zbuluar anën e errët të konkurrencës, manipulimin, egoizmin dhe kompromiset morale që personazhet janë të gatshëm të bëjnë për të arritur suksesin. Rivaliteti mes tyre merr përmasa personale, ndërsa tensioni rritet deri në një finale të paparashikueshme, që mban publikun të mbërthyer deri në fund.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në këtë premierë spikati veçanërisht loja aktoriale e Dritan Boriçit, i cili njëkohësisht mban edhe rolin e regjisorit të shfaqjes, duke u vlerësuar maksimalisht nga publiku fierak. Në skenë interpretojnë gjithashtu Luli Bitri, Klajdi Marku dhe Artan Islami, të cilët sollën personazhe të ndërtuara me kujdes, intensitet dramatik dhe ritëm të qëndrueshëm skenik.

Reklama në FieriWeb

E gjithë shfaqja ndërtohet si një histori misteri dhe komedie, ku e vërteta fshihet pas maskave që personazhet ndërrojnë vazhdimisht. “Metoda Gronholm” është një tekst i njohur ndërkombëtarisht, i vënë në skenë në mbi 400 premiera botërore, që fton publikun të reflektojë mbi etikën në punë, konkurrencën dhe natyrën njerëzore në shoqërinë moderne.

Pas mbrëmjes së suksesshme premierë në Teatrin “Bylis” të Fierit, shfaqja “Metoda Gronholm” pritet të nisë një turne në disa qytete të vendit, duke sjellë teatrin bashkëkohor më pranë publikut shqiptar.

Related Articles

Back to top button