KRONIKËSTAR CHANNEL
Dy aksidente gjatë mbrëmjes në Fier, një i plagosur

Dy aksidente rrugore janë regjistruar gjatë mbrëmjes së sotme në qarkun Fier.
Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin e ri Marinëz–Roskovec, ku një motorr është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorrit, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, një tjetër aksident është shënuar në aksin Fier–Patos, në vendin e quajtur kthesa e Portëzës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Fatmirësisht, nga ky aksident nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidenteve.




