KRONIKËSTAR CHANNEL

Rrëmbimi i Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, tre persona dërgohen në gjyq

Prokuroria e Sarandës ka dërguar në gjyq tre persona në lidhje me rrëmbimin e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, në vitin 2023

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Albi Mecini, Sebasatjan Lataj dhe Sofokli Baxherri  janë të parët që do të përballen me drejtësinë për këtë ngjarje të rëndë që mbetet ende e mbuluar me mister

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Prokuroria e Sarandës ka ngritur ndaj tyre akuza për tre vepra penale: rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit, deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore si edhe trafikimi i mjeteve motorike.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndërkohë vijojnë hetimet për gjetjen e shtetasve të rrëmbyer dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.

Reklama në FieriWeb

Leonard Thodhori, i njohur si “Koçole”, dhe Fatmir Sulovari, i njohur ndryshe si Fatmir Krasniqi, u u u zhdukën në Sarandë më 6 prill 2023, ndërsa nuk është gjetur ende asnjë gjurmë e trupave të tyre.

Policia dyshon se ata janë rrëmbyer dhe më pas vrarë, dhe trupat mund të jenë groposur në fshatin Vrinë të Konispolit, por deri tani nuk ka prova të plota për vendin e gjetjes.

Policia bëri disa kontrolle në zonat e dyshuara, por që nuk dhanë rezultat.

Familjarët e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit kanë protestuar duke kërkuar zbardhjen e fatit të të afërmve të tyre dhe gjetjen e trupave, edhe nëse ata janë vrarë.

Ata akuzojnë autoritetet për mungesë rezultatesh dhe kërkojnë veprime konkrete nga policia dhe drejtësia.

Dyshimet janë se ngjarja është pasojë e një serie krimesh nisin për tregtinë e drogës në ishullin e Korfuzit, dhe çoi në vrasjen e Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës në Tiranë.

Related Articles

Back to top button