POLITIKËSTAR CHANNEL

Salianji: Flamur Noka “aksidenti më i madh politik” i PD-së në 35 vite, kërkon reformim urgjent të partisë

Deputeti Ervin Salianji ka sulmuar ashpër sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, duke e cilësuar atë si “aksidentin më të madh politik në 35 vite të PDSH-së” dhe si simbol të nevojës urgjente për reformim të thellë brenda partisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në një reagim publik, Salianji e akuzon Nokën për pazare politike, shërbim ndaj interesave personale dhe lidhje me krimin e organizuar, duke pretenduar se veprimtaria e tij ka larguar qytetarë dhe profesionistë nga Partia Demokratike.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas Salianjit, Flamur Noka përfaqëson një model politik të bazuar në tregti interesash, nënshtrim dhe përfitim personal, duke shitur parime, zona elektorale dhe zgjedhje, vetëm për të ruajtur pushtetin. Ai thekson se ky model ka dëmtuar rëndë besueshmërinë e PD-së ndër vite.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Deputeti demokrat përmend gjithashtu akuza publike nga kolegë dhe gazetarë opozitarë për lidhje të Nokës me elementë të krimit të organizuar, përfshirë emra të përfolur në opinionin publik, si dhe për pazare me ministra dhe shërbim ndaj oligarkëve, të cilat sipas tij kanë ndihmuar në mbajtjen në këmbë të qeverisë së Edi Ramës.

Reklama në FieriWeb

Salianji rikujton edhe denoncimet e bëra në Kukës, ku sipas tij, Flamur Noka është akuzuar nga kandidatë të PD-së për shitjen e bashkisë për interesa personale, çka e ka bërë atë “non grata” politikisht për demokratët e zonës.

Duke e quajtur Nokën “humbës serial” në zgjedhje që prej vitit 2013, Salianji deklaron se heshtja e tij e deritanishme ka qenë për hir të unitetit opozitar, por sipas tij, interesi për karrige po dëmton interesin e demokratëve dhe luftën kundër qeverisë.

Në fund të reagimit, Salianji thekson se do të vijojë të publikojë fakte dhe dëshmi për akuzat që ngre, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me krimin e organizuar dhe se çdo sulm ndaj tij nga persona të përfshirë në afera, e konsideron si “dëshmi se është në rrugën e duhur”.

Related Articles

Back to top button