KRONIKËSTAR CHANNEL
Vlorë | Hynë me forcë në banesë dhe dhunuan një person, në kërkim babë e bir

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka shpallur në kërkim dy shtetas, babë e bir, pasi akuzohen se kanë hyrë me forcë në një banesë dhe kanë ushtruar dhunë ndaj një personi.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në kërkim janë shpallur shtetasit R. Ll., 67 vjeç dhe A. Ll., 29 vjeç, banues në fshatin Treblov. Ngjarja ka ndodhur më 22 dhjetor 2025, kur këta shtetas dyshohet se kanë shkuar në banesën e shtetasit K. Ll., 65 vjeç, ku kanë hyrë me forcë dhe kanë ushtruar dhunë fizike, si edhe dhunë me sende të forta ndaj tij.
Shërbimet e Policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.




