AKTUALITETSTAR CHANNEL
Edhe pse ka rritje të fluksit të emigrantëve që hyjnë në territorin shqiptar për festat e fundvitit, Policia Kufitare në Kakavijë njofton për kufizime të përkohshme në qarkullim.

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet Qendrës së Përbashkët të Shkëmbimit të Informacionit Kakavijë, është informuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në 22:00 (ora greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës së fermerëve.
Gjatë këtij orari do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe i këshillon të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera, për të shmangur vonesat dhe grumbullimet në pikën kufitare.




