AKTUALITETSTAR CHANNEL

Unioni i Gazetarëve Fier organizon darkën tradicionale të fundvitit, vlerëson gazetarët me kontribute të spikatura në media

Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, Unioni i Gazetarëve Fier organizoi mbrëmjen e djeshme darkën tradicionale të fundvitit 2025, një aktivitet tashmë i kthyer në traditë për komunitetin e gazetarëve të qytetit. Aktiviteti u organizua nga Kryetari i degës së Fierit, Vladimir Muçaj, njëkohësisht edhe administrator i portalit newsalbania.al, me ndihmën dhe angazhimin e koordinatores Marsela Topi.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Të pranishëm në këtë mbrëmje festive ishin gazetarë, përfaqësues të mediave lokale dhe rajonale, si dhe figura të njohura të fushës së informacionit, të cilët ndanë momente miqësore dhe reflektuese në prag të ndërrimit të viteve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në vijim të traditës shumëvjeçare, Unioni i Gazetarëve Fier vlerësoi me certifikata mirënjohjeje disa kolegë për kontributin e tyre të vyer dhe përkushtimin ndër vite në fushën e medias. Me mirënjohje për punën dhe profesionalizmin e tyre u nderuan gazetarët Kristaq Thano, Rrapo Isufaj dhe Laureta Roshi, si dhe Star Channel, i përfaqësuar nga Astrit Hoxha.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjatë fjalëve përshëndetëse, organizatorët theksuan rëndësinë e rolit të medias në shoqëri, sfidat e vazhdueshme të gazetarisë dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së etikës profesionale dhe pavarësisë në informim. Mbrëmja shërbeu si një moment vlerësimi dhe bashkimi për komunitetin e gazetarëve fierakë, duke forcuar frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit mes kolegëve.

Reklama në FieriWeb

Aktiviteti u mbyll me urimet më të mira për një vit të ri të mbarë, me shpresën që 2026 të sjellë më shumë suksese, projekte të reja dhe arritje profesionale për të gjithë gazetarët.

Gëzuar 2026! / fieriweb.com

Related Articles

Back to top button