I dënuar në Luksemburg, shqiptari dyshohet si i përfshirë në trafikimin e 475 kg ko*ainë në Hollandë

Shqiptari 30-vjeçar Aldo I., i cili u dënuar me pak më shumë se tre vjet burg për rolin e tij në një incident me armë zjarri në fund të vitit 2020 në Luksemburg, tani dyshohet se është një figurë kyçe e një bande shqiptare që merret me trafikimin e kokainës drejt Holandës, shkruajnë mediat holadeze.
30-vjeçarin Aldo I. si një figurë kyçe të një grupi kriminal shqiptar i përfshirë në trafikimin e 475 kilogramëve kokainë drejt portit të Vlissingen në Hollandë.
Hetimi, i cili po drejtohet përmes bashkëpunimit mes zyrave për luftën kundër drogës në Belgjikë, Polici Holandeze dhe autoriteteve të tjera ligjzbatuese, përfshin edhe pjesëmarrjen e elementëve me të kaluar kriminale të dhunës.
Më 24 nëntor 2020, Aldo I. hapi zjarr në një bar shisha në Remich, në jug-lindje të Luksemburgut. Katër plumba goditën një bashkatdhetar të tij, i cili u plagos rëndë në këmbën e majtë. Pas këtij incidenti, autoritetet e Luksemburgut e vunë atë në listën e kriminelëve më të kërkuar në Europë.
Përveç këtij incidenti, Aldo I. dyshohet edhe për një shkëmbim armësh të ndodhur në Tiranë në korrik 2021, ku u plagosën dy persona. Ai u kap nga autoritetet luksemburgase në Bruksel në dhjetor 2021 dhe u arrestua.
Hetimet e vazhdueshme nga autoritetet belge dhe holandeze e identifikojnë Aldo I. si një lojtar të rëndësishëm brenda rrjetit shqiptar të trafikut të drogës, duke përfshirë transportin e sasisë së konsiderueshme të kokainës drejt portit të Vlissingen.




