KRONIKËSTAR CHANNEL

Detaje nga ngjarja në Spitalin Rajonal Fier: Konflikt për parkimin, 44-vjeçari godet me mjet prerës punonjësin e sigurisë

Sipas burimeve policore, shtetasi Shkëlqim Murati, 44 vjeç, është arrestuar pasi ka goditur me mjet prerës një punonjës sigurie në ambientet e Spitalit Rajonal Fier.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja ka ndodhur pasi 44-vjeçari ishte paraqitur me urgjencë në spital dhe kishte parkuar automjetin në mënyrë të gabuar, duke penguar qarkullimin e ambulancës. Përballë kësaj situate, punonjësi i sigurisë ka ndërhyrë duke lëvizur automjetin dhe duke e parkuar në një tjetër vend brenda ambienteve të spitalit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ky veprim ka acaruar Shkëlqim Muratin, i cili dyshohet se i është drejtuar punonjësit të sigurisë me fjalët: “Pse më ke lëvizur makinën”, dhe më pas e ka goditur lehtë me mjet prerës në njërin krah.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

I dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button