AKTUALITETSTAR CHANNEL

30 mijë lekë shpërblim fundviti për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, pagë të plotë shtesë për ata që kanë kryer detyra të rëndësishme

Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë përfituar shpërblime financiare, pas një vendimi të marrë rreth 10 ditë më parë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, me rastin e festave të fundvitit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Burime bëjnë me dije se ditën e sotme fondet kanë kaluar në bankë për të gjithë përfituesit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas të dhënave, çdo punonjës policie ka përfituar nga 30 mijë lekë (të reja) shpërblim. Ndërkohë, efektivë të veçantë që kanë kryer detyra të rëndësishme dhe angazhime specifike kanë marrë një pagë të plotë shtesë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Risi në këtë vendim është edhe përfshirja e punonjësve civilë brenda Policisë së Shtetit, të cilët për herë të parë kanë përfituar një rrogë të plotë shpërblim.

Reklama në FieriWeb

Po ashtu, burimet konfirmojnë se është kryer pagesa e plotë edhe për orët e natës, orët suplementare, dietat dhe përfitime të tjera financiare të prapambetura, duke mbyllur detyrimet ndaj punonjësve të policisë.

Related Articles

Back to top button