KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shkodër, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pak minuta më parë, mesditën e sotme, 2 janar 2026, në aksin kombëtar Lezhë–Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Gocaj, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si pasojë e përplasjes së fortë, dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Menjëherë pas aksidentit, në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave nga mjetet e dëmtuara rëndë. Më pas, trupat e pajetë janë transportuar me autoambulancë drejt morgut.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Për shkak të ngjarjes, qarkullimi në këtë segment rrugor paraqitet i vështirësuar përkohësisht.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button