KRONIKËSTAR CHANNEL
Detaje të aksidentit tragjik çiftit sot në Lezhë/ Burri efektiv policie, gruaja mësuese

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti tragjik me dy viktima në fshatin Gocaj të Lezhës, mëngjesin e kësaj të premteje. Viktimat janë një çift bashkëshortësh nga Puka.
Ata janë identifikuar si Elona Florini me profesion mësuese dhe Petrit Florini, ky i fundit me detyrë efektiv policie.
Në aksident kanë mbetur edhe katër persona të plagosur mes të cilëve edhe dy fëmijë.




