KRONIKËSTAR CHANNEL

Orikum/ Tragjedi familjare – bashkëshorti Llogora Xhebroj dyshohet se vrau gruan dhe më pas u vetëvra me pistoletë.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme Orikumin. Rreth orës 13:30, urgjenca mjekësore ka njoftuar Policinë se një shtetase ishte gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesën e saj.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se viktima, shtetasja Sose Xhebroj, 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Llogora Xhebro, 50 vjeç. Çifti ishte prindër i dy fëmijëve, dy djemve të moshës 16 dhe 18 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth banesës, në ambientet e një garazhi është gjetur trupi i pajetë i bashkëshortit, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Arma e zjarrit tip pistoletë e gjetur në vendngjarje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button