Radhë të gjata në doganën e Kakavijës, emigrantët ankohen për vonesa të shumta
Kakavijë – Radhë të gjata dhe pritje të tejzgjatura janë krijuar ditën e sotme në doganën e Kakavijës, ku dhjetëra emigrantë po kthehen drejt Greqisë.
Qytetarët shprehin pakënaqësi ndaj autoriteteve shqiptare dhe greke, duke theksuar se vonesat në sportelet e kontrollit janë të shpeshta dhe të pajustifikueshme. Sipas tyre, situata është bërë e papërballueshme, pasi mes udhëtarëve ndodhen fëmijë të sëmurë, gra shtatzëna dhe të moshuar, të cilët detyrohen të presin për orë të tëra nën kushte të vështira.
Emigrantët theksojnë se kjo nuk është një situatë e rastësishme apo e përkohshme, por një problem i përsëritur që ndodh vazhdimisht në këtë pikë kufitare. Ata kërkojnë ndërhyrje dhe zgjidhje urgjente nga institucionet përkatëse për të shmangur përsëritjen e këtyre skenave dhe për të garantuar një kalim më të shpejtë dhe dinjitoz në kufi.




