KRONIKËSTAR CHANNEL
Ngjarje tragjike në Klos të Matit, 66-vjeçari humb jetën pasi merret nga rrjedha e lumit
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Klos të Matit, ku një shtetas 66-vjeçar ka humbur jetën pasi është marrë nga rrjedha e fortë e lumit Mat.
Sipas informacioneve, shtetasi Xhemal Zhuku, teksa ka tentuar të kalojë lumin, është rrëmbyer nga uji për shkak të prurjeve të mëdha. Pas disa orësh kërkimesh intensive, trupi i pajetë i tij është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm, disa kilometra më larg nga vendi i ngjarjes.
Në operacionin e kërkimit janë angazhuar shërbimet e Policisë, familjarët si edhe banorë të zonës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.




