KRONIKËSTAR CHANNEL
Gjirokastër: I riu godet me th*kë 24-vjeçarin, një i dyshuar shoqërohet në komisariat

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku një 24-vjeçar është goditur me mjet prerës nga një i ri. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar në komisariat një 19-vjeçar, i cili dyshohet si autor i ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta.
Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.




