KRONIKËSTAR CHANNEL
E Rëndë në Roskovec – Ushtronte dh*në ndaj nënës së tij, arrestohet 47-vjeçari

Një rast i dhunës në familje është evidentuar nga Policia në bashkinë Roskovec. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan shtetasin A. Z., 47 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Si pasojë e ngjarjes, viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje, ndërsa ndaj autorit janë kryer veprimet procedurale përkatëse.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.




