AKTUALITETSTAR CHANNEL

Mot i keq në Adriatik, ndryshojnë lundrimet e trageteve Durrës–Bari

Kushtet e pafavorshme të motit në Adriatik kanë ndikuar në lundrimet e trageteve në linjën Durrës–Bari. Sipas Autoritetit Portual Durrës, gjatë natës së kaluar një nga dy tragetet e planifikuara për nisje nuk ka mundur të dalë në det për shkak të motit të rënduar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Udhëtarët e prekur nga kjo situatë janë asistuar nga kompanitë lundruese, të cilat kanë marrë masa për sistemimin dhe ridrejtimin e tyre në nisjet pasuese, duke garantuar vijimësinë e udhëtimit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Për ditën e sotme, 5 janar, lëvizja e trageteve parashikohet të zhvillohet sipas këtij programi:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
  • “Rigel VII” mbërrin në port në orën 11:00 dhe niset në 13:00;
  • “Rigel V” pritet të mbërrijë rreth orës 15:00, me nisje të planifikuar në 23:00;
  • “Rigel III” parashikohet të mbërrijë rreth orës 21:00 dhe të niset pas mesnatë;
  • “GNV Cristal” është planifikuar të niset në orën 23:00.

Autoriteti Portual Durrës bën me dije se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, në bashkëpunim me kompanitë lundruese dhe strukturat përgjegjëse, me prioritet garantimin e sigurisë së udhëtarëve dhe mbarëvajtjen e operacioneve portuale.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button