Vlorë/Sarandë – Veprimet e fundit të Policisë, procedime penale, arrestime dhe hetime

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materiale në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit O. I., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj tij u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë sportive.
Po ashtu, është shpallur në kërkim shtetasi S. T., 27 vjeç, banues në Norvegji, pasi shtetasi A. D., 45 vjeç, ka bërë kallëzim se ky i fundit i ka shkatërruar banesën e marrë me qira në fshatin Risili, Vlorë, duke i shkaktuar dëmtime materiale.
Ndërkohë, po këta specialistë kanë referuar materiale për vlerësim në Prokurori, pasi më datë 05.01.2026, në fshatin Babicë e Vogël, dy shtetas, K. Ç., 54 vjeç dhe A. S., 32 vjeç, banues në Vlorë, janë konfliktuar me fjalë për motive të dobëta.
Nga ana tjetër, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin P. S., 28 vjeç, banues në Ksamil, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.
Gjithashtu, janë referuar materiale për vlerësim lidhur me një ngjarje të ndodhur më datë 04.01.2026, ku dyshohet se shtetasja S. D., 84 vjeçe, banuese në Sarandë, është rrëzuar nga ballkoni i katit të tretë të banesës së saj. Ajo është transportuar në spital, ku ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.




