AKTUALITETSTAR CHANNEL

Moti i keq shkakton devijime dhe vonesa në fluturimet drejt Rinasit

Gjatë 24 orëve të fundit, për shkak të fenomeneve meteorologjike mbi dhe në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, dy fluturime në ardhje, të planifikuara për mbrëmjen e datës 5, janë detyruar të devijojnë drejt Barit, për shkak të pamundësisë për të realizuar uljen në kushte të sigurta.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Edhe gjatë ditës së sotme janë evidentuar fenomene meteorologjike të lokalizuara në zonat përreth aeroportit. Sipas Albcontrol, stafet e kontrollit ajror kanë akomoduar të gjitha kërkesat e pilotëve për shmangien e këtyre fenomeneve gjatë fazave të fluturimit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si pasojë e devijimeve të shkaktuara nga kushtet e motit, priten vonesa në disa nga fluturimet e sotme.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Albcontrol bën me dije se po ndjek nga afër situatën, me qëllim garantimin e ofrimit të sigurt të shërbimeve të lundrimit ajror.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button