AKTUALITETSTAR CHANNEL

Situata në qarkun e Fierit pa problematika, strukturat në gatishmëri

Sipas informacionit zyrtar të orës 18:00, datë 06.01.2026, nga strukturat vendore të Mbrojtjes Civile dhe Salla Operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, deri në këto momente nuk janë raportuar situata problematike apo emergjente në qarkun Fier.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Akset rrugore janë të gjitha të aksesueshme normalisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm vijon pa ndërprerje.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Hidrovorët ndodhen në gatishmëri të plotë pune. Nivelet e lumenjve Vjosë, Seman dhe Shkumbin janë në kuota normale, megjithëse në lumin Vjosë vërehet një tendencë në rritje e prurjeve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Strukturat përkatëse vendore janë informuar mbi parashikimin e reshjeve për 5 ditët në vijim dhe është kërkuar rritja e gatishmërisë për përballimin e çdo situate të mundshme emergjente.

Reklama në FieriWeb

Situata vijon të mbahet në monitorim nga autoritetet përkatëse.

Related Articles

Back to top button