AKTUALITETSTAR CHANNEL

Prurjet e shtuara të Vjosës sjellin kufizime në furnizimin me ujë në Fier

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier sh.a ka njoftuar se, si pasojë e prurjeve të shtuara të lumit Vjosë dhe rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore, janë krijuar presione që kanë prekur disa nga puset që furnizojnë me ujë Njësinë Administrative Fier.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Për shkak të kësaj situate, do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm, duke nisur nga ora 16:00 e ditës së sotme dhe deri në një njoftim të dytë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas njoftimit zyrtar, ekipet teknike të shoqërisë janë në terren dhe po punojnë intensivisht për normalizimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ujësjellës-Kanalizime Fier u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe, duke siguruar se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button