AKTUALITETSTAR CHANNEL

Rriten prurjet e lumenjve, situatë kritike në Vjosë – nën ujë 200 hektarë tokë bujqësore në qarkun Fier

FIER – Situata hidrologjike në qarkun Fier paraqitet problematike si pasojë e reshjeve të shumta të ditëve të fundit. Sipas informacionit zyrtar të orës 06:30, datë 08 janar 2026, prurjet e lumenjve janë në rritje, me shqetësim të veçantë në lumin Vjosë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Autoritetet bëjnë me dije se akset rrugore në të gjithë qarkun janë aktualisht të aksesueshme normalisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike vijon pa probleme. Furnizimi me ujë të pijshëm është funksional, por për qytetin e Fierit po aplikohet grafik i reduktuar për shkak të masave paraprake të ndërmarra nga Ujësjellës-Kanalizime Fier.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas të dhënave, niveli i lumenjve Seman dhe Shkumbin është në tendencë rritjeje, ndërsa prurjet e lumit Vjosë në Urën e Mifolit kanë kaluar pikat e matjes, duke arritur nivelin kritik përgjatë argjinaturës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, në fshatrat Kashisht, Adë, Kafaraj, Cerven dhe Ferras janë përmbytur rreth 200 hektarë tokë bujqësore brenda argjinaturave. Gjithashtu, raportohet prezencë e lartë uji në 27 banesa në zonën Ferras–Cerven, të cilat ndodhen brenda argjinaturës.

Reklama në FieriWeb

Probleme janë evidentuar edhe në Stacionin e Pompimit të Kafarajt, Njësia Administrative Frakull, nga ku furnizohet me ujë edhe qyteti i Fierit. Si masë sigurie, disa pompa pranë lumit Vjosë janë stakuar, ndërsa furnizimi po realizohet me kapacitet të reduktuar nga puse të tjerë më të largët nga shtrati i lumit.

Të dhënat e marra nga pika e matjes në Urën e Memaliajt tregojnë për mundësi përkeqësimi të situatës në orët në vijim.

Situata po monitorohet në terren nga Institucioni i Prefektit, strukturat e Bashkisë Fier dhe emergjencat civile, të cilat ndodhen në gatishmëri për çdo ndërhyrje të nevojshme.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonave pranë lumenjve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

Related Articles

Back to top button