MOTISTAR CHANNELTË NDRYSHME

Rrebesh shiu dhe borë/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 10 janar 2026

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshm.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Reklama në FieriWeb - “”

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshjet parashikohen me intensitet hera-herës deri të lartë.

Gjatë ditës reshjet e shiut priten të jenë prezente me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit dhe në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në zonën e Alpeve reshje bore në formën e stuhive të dëborës, në veri-verilindje në lartësitë mbi 100 metër dhe jug-juglindje në lartësinë mbi 200-300 metër reshje dëbore me intensitet deri mesatar. Në pjesën tjetër të vendit në orët e pasdites reshje bore me intensitet të ulët (flokë bore).

Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve tëshiut dhe dëborës. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 15 gradë celcius, ndërsa ato minimale në -3 gradë celcius.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era pritet të fitoi shpejtësi deri në 24 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 4-6 ballë.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button