AKTUALITETSTAR CHANNEL

Situata në Qarkun e Fierit – Vjosa rrit prurjet, Semani dhe Shkumbini dalin nga shtrati.

Informacion i orës 08:00, datë 11.01.2026, mbi situatën në Qarkun Fier

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Aktualisht, në Qarkun Fier nuk ka reshje shiu.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Deri në këto momente, situata paraqitet si më poshtë:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
  • Nuk ka infrastrukturë kritike të dëmtuar.
  • Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht.
  • Furnizimi me energji elektrike është në normalitet.
  • Furnizimi me ujë të pijshëm është në normalitet.
  • Hidrovoret janë në gjendje pune dhe në gatishmëri të plotë.

Situata hidrike:

Reklama në FieriWeb
  • Prurjet në lumin Vjosë janë në kuota të larta, me tendencë në ulje, referuar të dhënave nga ura e Memaliajt.
  • Vazhdon tërheqja e ujërave në drejtim të Hidrovorit të Darëzezës nga tokat bujqësore të prekura nga përmbytja e lumit Vjosë.
  • Prurjet në lumin Seman janë në kuota të larta.
  • Lumi Seman ka dalë nga shtrati në fshatin Murriz, Njësia Administrative Fiershegan, Bashkia Lushnje, duke shkaktuar prezencë uji në oborret e banesave.
  • Lumi Seman ka përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore brenda argjinaturave në zonat Roskovec–Patos dhe Fier.
  • Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati në fshatin Thanasaj, ka kaluar nivelin e argjinaturës dhe ka prekur rreth 20 banesa.

Në terren ndodhen strukturat e Bashkisë Lushnje, të cilat po shqyrtojnë mundësinë e evakuimit të banorëve të prekur.

Related Articles

Back to top button