KRONIKËSTAR CHANNEL
FIER/ Dhunohen në banesë babë e bir, përfundojnë në spital: Dyshohet se një nga autorët është efektiv policie

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës, në fshatin Cakran, në Fieri. Sipas informacioneve paraprake, brenda banesës së tyre janë dhunuar babë e bir, të cilët si pasojë kanë përfunduar në spital për ndihmë mjekësore.
Të dhunuarit janë identifikuar si Ylli Meçe, 81 vjeç, dhe djali i tij Altin Meçe, i cili prej vitesh jeton dhe punon si emigrant në Gjermani. Burime bëjnë me dije se dyshohet që një nga autorët e përfshirë në këtë ngjarje të jetë efektiv policie.
Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.




