AKTUALITETSTAR CHANNEL

U braktisën dhe u lanë pa ushqim në banesë, tre fëmijë të mitur merren nën kujdes të institucioneve. Procedim penal për nënën

Një denoncim i bërë pasditen e sotme, i shpërndarë edhe në rrjetet sociale, ka vënë në lëvizje Policinë e Durrësit, pas dyshimeve se tre fëmijë të mitur ishin lënë pa kujdes në banesën ku jetonin.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Rasti u referua menjëherë në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale të “keqtrajtimit të të miturve” ndaj nënës së tyre, shtetases Blerina Basha, 33 vjeçe.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”
Blerina Basha

Sipas burimeve policore, fëmijët nuk janë dërguar në shkollë prej disa javësh dhe dyshohet se janë të kequshqyer, për shkak të situatës së vështirë ekonomike që po kalon nëna e tyre. Basha është e divorcuar dhe aktualisht e papunë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh nisën procedimin penal pas kallëzimit të bërë rreth orës 17:20 nga shtetasja D. V., e cila ka deklaruar se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonin.

Reklama në FieriWeb

Fëmijët janë marrë nën kujdesin e strukturave përkatëse, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

Një video e publikuar nga ish-vjehrra tregon tre fëmijët e mitur të lënë vetëm në banesën ku jetonin në Durrës. Në pamje dëgjohet duke komentuar kushtet e banesës dhe duke vënë në dyshim kujdesin e nënës ndaj fëmijëve.

Sipas videos, në shtëpi vërehet rrëmujë dhe papastërti, ndërsa fëmijët shprehen se nuk kanë ujë. Rrobat dhe sendet e shtëpisë duken të shpërndara nëpër dysheme dhe edhe ambientet sanitare shfaqen në gjendje të papastër.

Nga ana tjetër, nëna e fëmijëve ka reaguar duke e cilësuar situatën si një kurth të organizuar nga ish-vjehrra, duke mohuar akuzat dhe duke deklaruar se kujdeset rregullisht dhe siç duhet për të miturit.

Rasti u bë publik fillimisht në rrjete sociale dhe më pas u pasua nga reagimi i institucioneve shtetërore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet përkatëse për verifikimin e situatës dhe mbrojtjen e fëmijëve.

Related Articles

Back to top button