AKTUALITETSTAR CHANNEL

EKSKLUZIVE për FieriWeb/ Flet motra e policit të akuzuar për dhunë në Cakran: “Vëllai im nuk ka rrahur askënd, jam përndjekur me mesazhe”

Cakran, Fier – Motra e efektivit të policisë Fredi Lamaj ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me akuzat e bëra nga shtetasi Altin Mecaj, i cili ka deklaruar në media se është dhunuar për shkak të një “like” në rrjetet sociale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në një deklaratë ekskluzive për FieriWeb, ajo mohon kategorikisht çdo përfshirje të vëllait të saj në ngjarje, duke i cilësuar pretendimet si të pavërteta dhe të pabazuara.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Kjo është hera e parë që flas publikisht dhe po e bëj vetëm sepse ndihem e detyruar të sqaroj disa të pavërteta që po përsëriten prej ditësh”, shprehet ajo.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas saj, Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë konflikt apo akt dhune, ndërsa shton se deklaratat e Altin Mecajt në media kanë qenë të vazhdueshme për më shumë se një javë, duke u paraqitur padrejtësisht si viktimë.

Reklama në FieriWeb

Motra e efektivit sqaron gjithashtu se pretendimi i Mecajt, sipas të cilit ai ka bërë vetëm një koment apo “kompliment” në Facebook, nuk qëndron.

“Në realitet kam qenë subjekt i mesazheve të shumta private, të vazhdueshme dhe insistuese, të cilat përbëjnë ngacmim dhe përndjekje. Nga ana ime nuk ka pasur asnjë përgjigje apo komunikim”, thekson ajo.

Ajo shton se këto mesazhe i kanë shkaktuar shqetësime serioze emocionale dhe familjare, duke e detyruar të udhëtojë nga Italia, ku jeton, për të depozituar kallëzim penal për përndjekje ndaj shtetasit në fjalë.

“Veprimet e tij kanë sjellë pasoja të rënda në jetën time familjare dhe kanë prekur drejtpërdrejt edhe vëllain tim”, deklaron ajo.

Sipas informacioneve që familja ka marrë nga persona të ndryshëm, këto sjellje nuk janë të izoluara, por dyshohet se janë përsëritur edhe ndaj vajzave të tjera.

Në lidhje me dhunën që Altin Mecaj pretendon se ka pësuar së fundmi, motra e efektivit thekson se kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me familjen e tyre.

“Sipas dijenisë sonë, kjo ngjarje nuk është shkaktuar nga vëllai im apo persona të afërt me ne, por nga individë të tjerë për të cilët ne nuk kemi dijeni”, shprehet ajo.

Në përfundim, ajo kërkon që çështja të trajtohet me qetësi, paanshmëri dhe me verifikim faktesh, duke respektuar ligjin dhe dinjitetin njerëzor.

Promoncimi i motrës së Fredi Lamaj:

Përshëndetje,

Kjo është hera e parë që flas publikisht dhe në media, dhe po e bëj vetëm sepse ndihem e detyruar të sqaroj disa të pavërteta që po përsëriten prej ditësh.

Unë jam motra e Fredi Lamaj dhe dua të sqaroj se akuzat e shtetasit Altin Mecaj, sikur vëllai im e ka dhunuar, nuk janë të vërteta.
Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë rrahje apo konflikt, dhe kjo mund të faktohet.

Po flas sepse prej më shumë se 6–7 ditësh ky shtetas po del vazhdimisht në media, duke dhënë deklarata të pavërteta dhe duke u paraqitur padrejtësisht si viktimë.

Në mënyrë të veçantë, ai ka deklaruar publikisht se ndaj meje ka bërë vetëm një koment në Facebook, si një kompliment, gjë që nuk është e vërtetë.
Në realitet, unë kam qenë subjekt i mesazheve të shumta private, të vazhdueshme dhe insistuese, të cilat përbëjnë ngacmim dhe përndjekje.

Dua të theksoj qartë se nga ana ime nuk ka pasur asnjë përgjigje ndaj këtyre mesazheve.
Nuk kam komunikuar dhe nuk kam pasur mundësi t’i kthej as përgjigjen e merituar, pasi Facebook nuk më lejonte t’i shkruaja, çka e bën edhe më të qartë faktin se komunikimi ka qenë i njëanshëm dhe i padëshiruar.

Këto sjellje më kanë shkaktuar shqetësime serioze emocionale dhe familjare, si për mua, ashtu edhe për familjen time.

Për këtë arsye, kam ardhur ditën e djeshme nga Italia, ku jetoj, për të depozituar kallëzim penal për përndjekje ndaj këtij shtetasi, pasi veprimet e tij kanë sjellë pasoja të rënda në jetën time familjare dhe kanë prekur edhe vëllain tim.

Po ashtu, nga informacione që na janë komunikuar nga persona të ndryshëm, rezulton se këto sjellje nuk janë të izoluara, por të përsëritura edhe ndaj vajzave të tjera.

Sa i përket dhunës që ky shtetas pretendon se ka pësuar së fundmi, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me familjen tonë, dhe sipas dijenisë sonë nuk është shkaktuar nga vëllai im apo persona të afërt me ne, por nga individë të tjerë për të cilët ne nuk kemi dijeni.

Nuk kam pasur asnjë interes të dal në media, por nuk mund të lejoj që gënjeshtrat e përsëritura të dëmtojnë dinjitetin e një personi të pafajshëm dhe të shtrembërojnë të vërtetën.

Kërkoj vetëm që kjo çështje të trajtohet me qetësi, paanshmëri dhe verifikim faktesh, duke respektuar ligjin dhe dinjitetin njerëzor.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Me respekt,
Motra e Fredi Lamaj

Related Articles

Back to top button