KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier/Lushnjë – Arrestime dhe procedime penale për shkelje të ndryshme ligjore

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka zhvilluar një sërë veprimesh policore që kanë çuar në arrestime dhe referime materialesh në Prokurori për vepra të ndryshme penale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin P. P., 39 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe gjatë kontrollit iu gjet e iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier u arrestua shtetasi T. M., 72 vjeç, banues në fshatin Grykë, për shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndërkohë, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për:

Reklama në FieriWeb
  • G. H., 27 vjeç, banues në fshatin Peshtan i Madh, i dyshuar se përmes mashtrimit i ka marrë një shumë parash një shtetaseje;
  • Sh. Gj., 62 vjeç, L. Gj., 35 vjeç, dhe G. L., 50 vjeç, të konstatuar duke kryer punime pa leje.

Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin M. L., 40 vjeç, banues në Lushnjë, për thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.

Related Articles

Back to top button