KRONIKËSTAR CHANNEL

E Rëndë në Palasë/ Fadroma godet punëtorin në kantier ndërtimi, humb jetën 45-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në një kantier ndërtimi në fshatin Palasë, Himarë.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë kryerjes së punimeve brenda kantierit, dyshohet se duke manovruar mjetin e rëndë tip fadromë, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në të njëjtin kantier.

Reklama në FieriWeb - “”

Si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra, 45-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Drejtoria Vendore e Policisë bën me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar menjëherë në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button