KRONIKËSTAR CHANNEL
Makina përplaset me hekurat anësore në Laç, tre të rinj dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar gjatë natës në zonën e Gjormit, në Laç, ku tre të rinj kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe është përplasur me hekurat anësore të rrugës.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit nga ana e drejtuesit. Si pasojë e përplasjes, tre pasagjerët kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit, ndërsa po kryhen verifikimet për nivelin e alkoolit në gjakun e drejtuesit të mjetit.




