KRONIKËSTAR CHANNEL

Sarandë: Zbulohet ambient i përshtatur për kultivim kanabisi, sekuestrohen 157 bimë dhe 18 kg lëndë narkotike

Sarandë/ Finalizohet operacioni policor “Administratori”, goditet një tjetër rast i kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Administratori”, duke evidentuar dhe goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në qytetin e Sarandës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Operacioni u zhvillua bazuar në informacione të siguruara nga inteligjenca informative dhe pas verifikimeve të kryera në terren. Si rezultat, në katin e nëntë të një pallati 9-katësh, në lagjen nr. 2, Sarandë, në dy apartamente të përshtatura posaçërisht, u konstatuan ambiente të dedikuara për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave elektrike, si dhe për tharjen dhe përpunimin e tyre me qëllim shitjen.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nga hetimet rezultoi se ambientet furnizoheshin me energji elektrike përmes lidhjeve të paligjshme.

Reklama në FieriWeb

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 45 vjeç, banues në Sarandë, administrator i pallatit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulsive telefonike”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 48 vjeç, S. H., 26 vjeç, T. M., 28 vjeç dhe A. M., 25 vjeçe, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Po ashtu, u procedua penalisht shtetasja M. B., 45 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit të arrestuar.

Gjatë kontrollit në ambientet e përshtatura u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 157 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa, të kultivuara në vazo, 18 kg lëndë narkotike kanabis në gjendje të thatë, si dhe pajisje të shumta që shërbenin për kultivimin, tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike, përfshirë llamba elektrike, kondicionerë, ventilatorë, filtra ajri, pajisje elektrike dhe aparate celularë.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button