MOTISTAR CHANNELTË NDRYSHME

Parashikimi i motit: Vranësira, reshje shiu në ultësirë dhe dëborë në Alpe

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me intervale të herëpashershme me diell.

Në ultësirën perëndimore dhe zonat bregdetare priten reshje shiu të herëpashershme, kryesisht me intensitet të ulët, ndërsa në periudha shumë të shkurtra reshjet mund të shfaqen në formën e shtrëngatave.

Reklama në FieriWeb - “”

Në orët e mëngjesit dhe gjatë reshjeve do të ketë mjegull dhe mjegullinë, kryesisht në zonat luginore, duke ulur dukshmërinë.

Në zonën e Alpeve parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët, kryesisht gjatë orëve të mëngjesit dhe në mbrëmje vonë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Era do të fryjë nga verilindja në juglindje me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore ajo mund të arrijë deri në 16 m/s. Valëzimi i detit do të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button