AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ana Veizi paralajmëron padi ndaj avokatit Kujtim Cakrani: Ka shpifur për babanë tim, ka kaluar çdo limit

Vajza e Ziver Veizit, i cili mbeti i vrarë gjatë protestës së 21 Janarit, ka reaguar ashpër pas deklaratave të bëra nga avokati Kujtim Cakrani në emisionin Off The Record me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ana Veizi i ka cilësuar si të pavërteta dhe shpifëse pretendimet e Cakranit, sipas të cilave Ziver Veizi kishte precedentë penalë në Greqi dhe ishte sjellë në Shqipëri për të nxitur trazira. Ajo thekson se këto deklarata janë të sajuara dhe se familja do t’i drejtohet gjykatës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“I ashtuquajturi avokat, z. Cakrani, ka kaluar çdo lloj limiti duke shpikur në këtë formë. Dua t’ju sqaroj se është e vërtetë që im atë kishte ardhur nga Greqia për protestën, por jo sepse ishte i dënuar. Ai kishte shkuar atje për të vizituar motrën e tij, halla ime, e cila nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Babai im ka jetuar në Gjirokastër, nuk ka pasur probleme me ligjin dhe ne, fëmijët e tij, jemi takuar vazhdimisht me të”, shprehet Ana Veizi.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ajo shton se në momentin e ngjarjes ka qenë vetëm 11 vjeç, ndërsa vëllai i saj 14, dhe se pas 15 vitesh është e papranueshme që të hidhen akuza të tilla ndaj figurës së babait të saj. “Ky është një sqarim që e ndiej të nevojshëm ta bëj si vajza e tij. Sa i përket avokatit, shumë shpejt do të shihemi në gjykatë për shpifje”, thekson ajo.

Reklama në FieriWeb

Reagimi vjen pas deklaratave të Kujtim Cakranit në Off The Record, ku ai pretendoi se Ziver Veizi ishte dënuar për vjedhje dhe se vendimi ishte dhënë nga gjyqtari Gramoz Levanai gjatë kohës kur ushtronte detyrën në Gjirokastër.

“Ishte një kryengritje e armatosur për të rrëzuar rendin kushtetues. Donin një ‘97 të dytë. Ziver Veizi nuk vinte prej 20 vitesh në Shqipëri sepse ishte dënuar për vjedhje. Erdhi enkas nga Greqia vetëm për protestën. Unë mbaj përgjegjësi për ato që them”, deklaroi Cakrani, duke shtuar se sipas tij bëhej fjalë për “krim shtetëror”, pasi opozita e asaj kohe ishte pjesë e pushtetit.

Related Articles

Back to top button