AKTUALITETSTAR CHANNEL

Denoncimi: Policëve u kërkohet të kthejnë paratë e orëve shtesë të kryera me urdhër zyrtar

Një denoncim është bërë nga redaksia e “JOQ Albania”, ku një punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ngre akuza për trajtimin financiar të efektivëve pas kryerjes së shërbimeve me orar të zgjatur.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas denoncimit, gjatë vitit 2024 punonjësit e policisë në këtë drejtori kanë punuar për rreth tre muaj rresht me orar 12-orësh, me urdhër zyrtar të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Shërbimet janë kryer në kushte të vështira pune, me ngarkesë të lartë fizike dhe psikologjike, përfshirë temperatura të larta dhe zona të thella malore si Mali i Tomorrit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Efektivët theksojnë se orët shtesë janë kryer realisht, kanë qenë të detyruara me urdhër institucional dhe nuk kanë qenë zgjedhje vullnetare e punonjësve. Megjithatë, pagesa e këtyre orëve është vonuar për disa muaj dhe është kryer vetëm në tetor 2024.

Reklama në FieriWeb

Situata, sipas denoncuesit, është përkeqësuar në dhjetor 2024, kur nga paga e secilit punonjës janë mbajtur rreth 400 mijë lekë të vjetra, me arsyetimin se ishin hedhur më shumë para sesa duhej.

Ndërkohë, në janar 2026, efektivëve u është paraqitur një tjetër listë, ku u kërkohet të firmosin për mbajtje të reja financiare, sërish rreth 400 mijë lekë të vjetra ose më shumë për çdo punonjës. Justifikimi i dhënë është se orari 12-orësh është jashtë Kodit të Punës dhe është konstatuar si shkelje nga auditi.

Në total, shuma që kërkohet të mbahet nga pagat e punonjësve arrin rreth 71 milionë lekë të vjetra, një barrë e konsiderueshme financiare për efektivët që kanë shërbyer në kushte të vështira dhe me korrektësi.

Related Articles

Back to top button