KRONIKËSTAR CHANNEL

Drejtues i një grupi kriminal/ Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Një 39 vjeçar, i shpallur  në kërkim ndërkombëtar për llogari të SPAK është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Bëhet fjalë për Bujar Sefa alias Bujar Xaka, i cili akuzohet si drejtuesi i një grupi kriminal që ka kultivuar bimë narkotike, në Krujë,

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ai është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ai akuzohet se ka qenë drejtuesi i një grupi kriminal, i cili në vitin 2020 ka kultivuar bimëve narkotike në fshatrat e njësisë administrative Cudhi, Krujë.

Reklama në FieriWeb

Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi po bashkëpunojnë për të kryer procedurat e ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri.

Related Articles

Back to top button