KRONIKËSTAR CHANNEL

Plagosja me thikë në Sarandë, arrestohen dy persona, shpallet në kërkim një tjetë

Për motive të dobëta, disa shtetas kanë dhunuar me sende të forta dhe me mjet prerës dy persona, duke bërë që Policia e Sarandës të arrestojë dy autorë dhe të shpallë një tjetër në kërkim. Dy të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Baba Rexhep”, Sarandë. Menjëherë pas njoftimit për një konflikt të dhunshëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë shkuan në vendngjarje dhe nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe autorësisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u arrestuan shtetasit M. H., 24 vjeç dhe Xh. S., 27 vjeç, ndërsa u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. Gj.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nga hetimet dyshohet se shtetasit A. Gj., M. H. dhe Xh. S. kanë shkuar në banesën e shtetasit B. Q., ku për motive të dobëta kanë goditur me shkopinj dhe mjet prerës shtetasit E. Q., B. Q. dhe A. Q. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit E. Q. dhe A. Gj., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb

Policia po vijon punën për kapjen e shtetasit F. Gj., si dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Related Articles

Back to top button